Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comHëne, 26.Qer..17, 17:28



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Shkurt » 13 » Prishtina së shpejti nën vëzhgim të kamerave
01:00
Prishtina së shpejti nën vëzhgim të kamerave
 
Prishtina së shpejti nën vëzhgim të kamerave


Brenda vitit në Prishtinë do të vendosen rreth 200 kamera që do të mbajnë nën vëzhgim sidomos qendrën e qytetit. Zyrtarët komunalë thonë se kamerat do të ofrojnë ambient më të sigurt. Ekspertë të sigurisë e përshëndesin, por apelojnë që çdo gjë të bëhet sipas ligjit dhe se çdo vëzhgim video ngjall frikën nga keqpërdorimi.
Fatmir Bilalli, shef i Qendrës Komunale për Informim dhe Alarmim, tha se faza e parë do të fillojë në gjashtëmujorin e parë apo eventualisht ndonjë muaj më vonë.
"Rreth 200 kamera do të vendosen në rrugët qendrore, si sheshin "Nënë Tereza”, " Bill Klinton”, rrugët "Agim Ramadani”, "Luan Haradinaj”etj. Përveç këtyre rrugëve, me kamera do të mbulohen edhe hyrje- daljet e kryeqytetit, si te rrethi për Fushë Kosovë, dalja në Veternik dhe rruga për Shkup, etj”.
Sipas tij, me 250 mijë euro që sivjet janë ndarë nga buxheti për kamera "si dhe me ndihmën e një kompanie të huaj e cila e ka bërë projektin falas e po ashtu ka premtuar se do të na gjejë donacione, shpresojmë se do të arrijmë t’i blejmë këto kamera. E nëse nuk arrijmë të sigurojmë donacione, atëherë me mjetet e ndara nga buxheti i Komunës, aq sa arrijmë t’i blejmë, do t’i blejmë dhe këtë vit do t’i vendosim”, tha Bilalli.
Projekti, sipas tij, është bërë në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës.
"Policia na ka dhënë mbështetje, sepse si ne që do ta bëjmë monitorimin nga Qendra për Informim dhe Alarmim gjatë 24 orëve, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Policia e cila ka deklaruar se nuk mund të ndihmojë financiarisht pasi nuk ka mjete”, tha ai.
Kamerat, sipas tij, do të jenë të thjeshta dhe speciale, apo që quhen ndryshe kamera inteligjente. Të thjeshtat do të jenë statike, ndërsa inteligjentet lëvizëse. Kamerat inteligjente fokusohen në turma njerëzish, në zhurma, aksidente, shpejtësi të automjeteve etj”, ka thënë Bilalli. Se si duket saktësisht projekti dhe cila është ajo kompani që e ka bërë projektin e kompanive, Billalli thotë se nuk ka informacion.

"Emrin nuk e di por e di se një kompani e huaj e ka bërë projektin në bashkëpunim me ekspertë të komunës”, tha ai.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, thotë se vendosja e kamerave është një hap i mirë për më shumë siguri në kryeqytet pasi mund t’i ndihmojë policisë për të siguruar më shumë dëshmi, natyrisht, me urdhëresë të organeve përkatëse.
Ndërkaq Ramadan Qehaja, mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se ashtu si e thotë Ligji, kamerat nuk duhet orientuar nga banesat private dhe se duhet të ketë shenja të caktuara ashtu që qytetari të ketë të qartë se në atë zonë është nën vëzhgim të kamerave.

Aufrufe: 314 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2017
Webhosting kostenlos - uCoz