Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comShtune, 20.Pri..24, 14:23



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Shkurt » 11 » Ligjet e ashpra të kanunit
01:05
Ligjet e ashpra të kanunit
Ligjet e ashpra të kanunit që vrasin ëndrrat e femrave shqiptare
Nga Mark Xholi
Femra shqiptare ''skllave'' e dëshirës për ekzistencën!

Rrëfime rrëqethëse për fatin e atyre vajzave të Krahinës së Dukagjinit të cilat bien ndesh me ligjet drakonike të Kanunit që ia mohon femrës shqiptare të drejtat e jetës së saj të lirë.
Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi të shkollohesh si bashkëmoshatarët e tu, të jetosh në izolim dhe me frikën e panikun ndaj vdekjes, të përjetosh ankth dhe të mos gjendet dikush pranë për të thënë, të hash ushqimin dhe të ndjesh neveri ndaj tij, të luftosh me vehten dhe mundimin, të heqësh zitë e ullirit dhe të jetosh e dërrmuar dhe e brengosur gjithë jetën, të ecësh dhe të bësh të njëjtën rrugë çdo ditë, e cila përfshin aksin "dhomë-kuzhinë-dhomë", të jetosh ferrin e Dantes dhe të mos dish të tregosh vuajtjet e mëdha që heq, të fillojnë goja të mbyllet nga halli e mërzia, të qash dhe të fshish lotët nga frika se po të shikon dikush, të gjendesh përballë gacës dhe të përdorësh mashën për orë të tëra, e për një çast të mendosh se e mira është të qëllosh vehten me të, të vjen të vjedhtë nga gjithçka, urren çdo gjë e çdokënd, qoftë edhe pa arsye, kjo është jeta jote, nuk e ke zgjedhur ti, por ajo të ka rënë për hise ty! Kësi përjetimesh gjenden në mozaikun e heshtur të atyre femrave, të cilat nga ligjet e Kanunit të Lekës mësohet të jenë bërë viktima të pafajshme. Faji nuk njeh përmasa, e pafajshmja as nuk njihet! Shteti nuk mund të organizojë dhe të bëjë diçka më tepër, ndërsa femra vazhdon të ndihet si në kohë të lashta, e diskriminuar dhe e dhunuar, me të drejta të kufizuara. Absurdi është se ligjet e shtetit shqiptar dhe ligjet ndërkombëtare i njohin të drejta të barabarta njerëzve, qoftë femrave apo meshkujve, e nga ana tjetër funksionimi i ligjeve të Kanunit famëkeq ia mohon femrës shqiptare këto të drejta, në çdo aspekt të jetës së saj.
Babai vret vajzën për të mbrojtur nderin e familjes!
Në këtë reportazh të përgatitur nga prof. dr. & publicisti Mark Xholi dhe me regji të Fran Shtjefnit, sjellim përpara lexuesit të gazetës sonë një pjesë të dhimbjes së përjetuar nga ato femra dhe gra të penalizuara nga ligjet e mbrapshta të Kanunit. Së bashku me grupin e xhirimit kemi vizituar disa vende në veri të vendit, ku edhe kanuni njeh përmasa zbatimi dhe praktikimi më të mëdha, ku kemi intervistuar dhe bashkëbiseduar me njerëz të këtyre zonave, që patën kurajon të na tregonin se sa shumë gra dhe femra kanë vdekur, janë ngujuar dhe vazhdojnë të jenë të tilla, se sa vajza të reja kanë zgjedhur rrugën e emigrimit për t'i ikur vdekjes së thirrur nga babai apo vëllai, apo edhe nga hasmi. Një banorë i Shalës, K. tregon se si një vajzë nga ky fshat është vrarë brutalisht nga babai i saj. Vajza do të vritej nën vëzhgimin e të gjithë njerëzve të fisit, të cilët do të duartrokitnin aktin e bërë nga babai-prind, i cili dërgon nderin e familjes në vendin e vet. Ngjarja e ka zanafillën që pasi vajza martohet me një nga djemtë e zonës dhe pas ndjekjes së ritualeve tradicionale të lidhjes së krushqisë mes familjeve, ndodh që dhëndri pas martesës bën me dije se vajza të cilën kishte marrë për grua nuk ishte e virgjër. Menjëherë babai i saj merr përsipër, që vajza e tij të mos vritej nga burri, por nga vetë familja e saj. Dhe babai së pari kërkon falje tek familja e dhëndrit, ndërkohë së dyti thërret gjithë pleqninë e fiseve që të bëhen pjesë për vendosjen e nderit të familjes së tij, duke vrarë vajzën e tij në mes të fshatit. Duke mësuar më tej për ngjarjen e ndodhur, menjëherë kalojmë tek viktimat e tjera femra nga kanuni dhe nuk kemi të ndalur duke dëgjuar dhe duke reflektuar me vehten tonë, se si ka mundësi, sot në shek. XXI në një pjesë të Europës të ndodhin gjëra të tilla, veçse ndotëse dhe të paimagjinueshme për shoqërinë?!
I vëllai vret dhëndrin, i humb çdo gjurmë të jetës motrës së vet
Ngjarja tjetër lidhet me zonën e Bogës në Dukagjin, ku kryetar i familjes, pas vdekjes së të atit është djali i madh, i cili është 30 vjeç. Para 5 vitesh, vajza e kësaj familjeje M., asokohe 20 vjeç kërkon të vazhdojë studimet në një universitet. Ajo pengohet nga i vëllai V. asokohe 25 vjeç, me arsyetimin e mjaftueshmërisë së nxënies deri në shkollën e mesme dhe me panevojshmërinë e vazhdimit të studimeve të larta si shkak edhe i imoralitetit që ka brenda auditoreve të arsimit të lartë. Më në fund, vajza nga mërzia merr guximin e madh, të cilin pak e aspak femra të këtyre zonave mund ta merrnin përsipër, arratisjen. Ajo arratiset, ikën nga shtëpia! Dikush i kishte premtuar fejesën dhe emigrimin, ku atje ku do të shkonte mund të vazhdonte studimet e saja, për të cilat ajo aq shumë dëshironte. Ajo ndjek këtë rrugë, në momentin që po bëhet gati të nis jetën e re, vëllai i saj V. kishte informacionet e duhura. Një ditë përpara nisjes së tyre nga aeroporti i Tiranës, ai vret të fejuarin e motrës së tij, dhëndrin e ardhshëm të shtëpisë dhe sjell motrën në krahinën e Bogës. Që nga ajo ditë, nuk dihet fati i vajzës së shkretë. Disa thonë se është e mbyllur në shtëpi, ca thonë e ka vrarë i vëllai, ka edhe zëra se ajo është mbytur vetë në pusin e shtëpisë, siç ka edhe prej të paktëve që pëshpërisin se i vëllai e ka nisur në emigracion tek disa të afërm për të humbur gjurmë dhe për të vendosur heshtjen në këtë zonë, kësisoj duke ruajtur edhe nderin e moralin e familjes. Sigurisht, ngjarje të tilla përveç tronditjes që mbajnë me vete, janë të ditura nga të gjithë ne shqiptarët, por kur shkon dhe i prekën vetë hallet dhe vuajtjet e tyre mbinjerëzore, emocioni dhe ndjenja e pafuqisë tënde për të frenuar ndodhi të tilla janë të pashmangshme.
Bashkohesh edhe ti me mjerimin, e bashkë me të gjen pikëllimin!
Fenomene të tilla janë të trajtuara gjatë në libra, analiza e opinione, reportazhe dhe emisione të ndryshme televizive. Nga këto ligje kanunore kemi mjaft gjakderdhje, por në reportazhin tonë kemi vendosur profilin e femrës, vajzës, gruas përballë kësaj shënjestre antinjerëzore, e cila ka pikëlluar dhe dëmtuar individë të ndryshëm. Edith Durtham mes të tjerash për Kanunin dhe ligjet e tij është shprehur: "Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut." Kjo tregon se Kanuni ka qenë dhe vazhdon të jetë i pamëshirshëm ndaj atyre që shkelin ligjet e shkruara prej tij. Në ligjin 31, tek libri i tretë në kapitullin për Martesën, Kanuni thotë shprehimisht se vajza edhe nëse është e vetme, pra pa prindër, nuk ka asnjë të drejtë të mendojë për fejesën dhe martesën. Për martesën e një vajze kanë të drejtë të merren vëllezërit dhe kushërinjtë e saj. Ajo nuk ka asnjë tagër për të marrë pjesë dhe për të ndërhyrë në lidhjen e krushqive. Fatin e saj do ta zgjedhin të tjerët për të, ajo nuk ka asnjë të drejtë të merret me këtë gjë. Gjithashtu, po në këtë kapitull, por në pikën 40 thuhet se "fejesa dhe martesa duhen bërë me shkusi", pasi nuse pa shkusi nuk bëhet kush, se bie ndesh me ligjet kanunore. Mes të tjerash në Kanun thuhet se vajza duhet të ndjekë fénë e saj dhe se nuk lejohen lidhje krushqie me fé të ndryshme. Kjo tregon se sa absurde dhe të padrejta, por edhe paragjykuese e racionale na paraqiten këto ligje, që jo vetëm nuk i qëndrojnë kohëve të sotme, por mbi të gjitha sjellin dëme duke nisur nga konflikti e duke përfunduar deri tek problemet e ekzistencës jetike.
Aufrufe: 2207 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 4.0/1
Kommentare insgesamt: 8
8 .........  
1
Gjithcka qe deshiroja nete dhe dite te tera, ishte te te dashuroja me gjithe fuqine e qenies sime.
Lutesha qe te pranoje te qendroje prane meje deri ne fund te jetes sime.
Per mua e vetmja ne jete, ne zemren time, e kaluar, ajo qe e deshta me te vertete.
Mos mendo se per ty poezia ime ka marre fund, sepse fundi nuk i vjen kurre edhe nese ty s te takoj askund.
Do te vazhdoj te shkruaj deri ne fundin e kesaj bote dhe nuk do te harroj kurre si me mashtroi dashuria jote.
I shkruaj asaj qe kurr nuk e takova, asaj qe ne zemer ende e mbaj dhe qe nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zerit qe kurr se degjova, dashurise qe mbet vetem ne mendje, asaj qe vetem e enderrova.
I shkruaj nje femre qe e dua shume, i shkruaj i shkruaj, doren s mund ta ndale, i shkruaj ne megjes, diten,
ne mbremje, ne mesnate, i shkruaj dhe kur jam ne gjume. I shkruaj pa zemer se zemren time e ka ajo te falur nga une .
I shkruaj ne letra, por kujt nuk e di, Enigmes, enderres qe ne foto se pashe, i shkruaj asaj per te cilen mbaj zi,
i shkruaj asaj qe ne te, ne dashuri rashe.
I shkruaj zemres qe mundohem ta pervetsoj, asaj te ciles dashurine qe kam ndaj saj nuk din ta kuptoje.
Me fal zemer se ndoshta me flajet e mija te ledova , me fal shpirt se ndoshta nga dashurija te gjykova.
Me fal e dashur se vec per ty une mund te jetoje, me fal Syri im se pa ty une nuk dua te egzistoje.
Mos harro: Se vetem ty te deshta ne kete bote, mos harro se per ty mbrem su ndalen lot.
Mos harro se pa ty cdo gje eshte e kote, mos harro se te dua ma shume se dje, sote.
Me kujto edhe kur te thojne se nuk jam gjall, mos harro se as guri s kishte plas ma pare.
Me thuaj nje here se kote nuk ishte krejt ky vajtim , mos harro se ti je e vetmja lumturi ne shpirtin tim.
Mos lejo qe te behem i dashurise, edhe nje viktim , me thuaje nje here,
se me don sa te dua shpirti im. Mos mendo se edhe nese me Ty nuk jam, me beso se vetem ty te deshta, me zemer te them!
Edhe pse thone se koha hakmerret me harrese ndaj kujtimeve, dashuria ime per ty kurr nuk do te zbehet.
Dhimbje e madhe per mua do te ishte t’i harroj ditet me te lumtura te jetes sime.
Kam kerkuar nje njeri si ti pjesen me te madhe te jetes sime, por ishte shume veshtire ta gjeja.
Dhe befasisht u ktheva, dhe ti ishe aty..
daniela
Perparues

.

7 WOW MOZA  
0
*** A ISHE TI AI ***
nga Sexy_Girl prej Tue Nov 18, 2008 9:13 pm

.Nuk e di pse ike aq shpejt akoma pa te njohur mire,akoma pa te par ne sy pa e verejtur
ate qe ndjej qe do ta tregonin syte e tu.
Ti qe me fjalet e tua aq te embla me bere te ndryshoj ter jeten time me bere te kuptoj
cka do me then te ja falesh zemren dikuj me bere te di ti them dikujt TE DUA.
Ti qe me thoje fjalet me te embla qe si kisha degjuar akoma nga goja e nje cuni.
E ndjeja ne shpirt cdo fjal tenden e shijoja bashk me ty cdo buzeqeshje por tani u shua cdo gje
Nuk e paskam ditur se brenda lumturis qe ti me dhurove fshihej pikellimi dhe lotet
mendoja se cdo gje po ecen aq mire sa qe shume shpejt do jem ne krahet e tu
Ishe edhe ti ai qe me premtoje keto gjera ishe ti ai qe kerkove te me takoje kerkoje te jetonim jeten bashk
ishe ti ai qe cdo her do me therasesh vogelushja ime po po ti ishe ai qe me bere te ndihem krenare qe
takova nje cun shqipetar qe do te me doj e do te me respektoj gjithmon Nuk e kuptoj perse u desh te ndodhte kjo
O zemer ti e dije sa e pafajshme isha une ngase nuk kisha dashuruar akoma nuk i kisha falur zemren akoma
dikujt tjeter perse tu desh te me beje te dashurohesha ne ty perse.Ti ishe ai qe me dergove kengen
´´Dorezohem´´ por isha une ajo qe tu dorezove me shpirt e me zemer
Ishe ti ai qe me fjalet me te ngrohta hyre thellesin e zemres sime ku qendron akoma por me thuaj A je ti ai
qe me nje fjal te vetme ika nga une pa e kuptuar cka do te ndodh me tutje me ne..
Sexy_Girl
Perparues

I am:
Shteti:
Gjinia:
Ditelindja: 11/12/1985
Mosha: 26
Numri i postimeve: 2830
Data e rregjistrimit: 01/11/2008
Falenderimet: 4
Statusi:

6 ZEMRA  
0
MIRE TE GJETSHA ENGJULL MBRETI I ZEMRES SIME***

E mllefosur po shkruaj larg teje por duke qen e tepert te perseris
se sa te dashuroj,duhet ber edhe perjashtime sepse shume dite i kalova
duke mallkuar prinderit,perendin dhe shume krijesa te tjera perse me krijuan
perse me anuluan lumturin e plot dhe me bezdisen duke me derguar ne kete bote pa drit.
Ne kete bote ku njerezimi vetem te mallkon.
Nuk dua te poetizohem e as te kritikoj por vendosa te distancohem
dhe pak a shume me ane te kesaj letre ti shuaj vuajtjet e mia shpirterore
ku zemres sime ti dhuroj lirin e plot.
Sa po qan kjo zemer e mjer,qan vajton per dashurin ku ne te sundojn vetem vargje
e kujtime,por edhe pse me rrembeve zemren dhe te dashuroj aq shume prap nga ti
nuk kerkoj lemosh por vetem drejtes isepse tani epshet e zemres sime fluturuan ne
fizikalitetin tend ku me je ber i vetmi sundimtar i zemres.
Nga pretendimet duke enderruar se po largohesh eshte shenderruar agimi ne muzg
e gezimi ne mjerim,ne qdo kend jam zhytur ne detin e kujtimeve duke lundruar drejt vdekjes.
Por mos u be i pameshirshem e me thuaj nese akoma me dashuron,mos u be vrases i zemres
sime se nje dit me padyshim se do te pendohesh.
Nga njera ane te mallkoj ngase syt e mi te perlotur kerkojn shpetim por ne anen
tjeter jam edhe e kthyeshme sepse ti nuk ke faj fajtore jam une qe te dashurova aq shume.
Ditet me kalojn disi po qti bej nates ku syt e mi te mallengjyer te kerkojn ne erresiren e nates
ne mesin e yjeve qiellor ku si perbindesh me brejn shpirtin.
E urrej kete qast qe po shkruaj ket leter ngase me ngacmohen plaget e zemres qe askush nuk
i din.Bot si duket perqeshet me mua Valle kaq shpejt nje djal te rrembeu zemren e une me
mburrje pergjigjem JO ngase edhe ai me dashuroj e mua me duket se e zhgenjej veten
ku ne ato momente lotet e mi rrjedhin faqeqve te mia te njoma duke me lagur edhe buzet tani
me te vyshkura.Te pakten kujtom ngase buzeqeshja treti ne erresiren e pafund buzeqeshjen
time urrejtja e plagosi.Ne keto momente me je vetem nje enderr me plot engjuj te nxir ku
dialogu eshte i pa fund.
Te lutem mos tento te me rrefesh diqka ngase te urrej edhe ne enderr me dukesh
si nje bishe shkatrrimtare.Te shikoj e mllefosur i ndjej buzet tek me dridhen ku vetem
ne vaj qmallem.Tani qdo gje eshte fundosur ka mbetur vetem shikimi yt i buzeqeshur
qe e mbaj mu si betimin ton. Provoja qe te lutem ngase buzet me jan tharte te therrisja
ty e ty heshtja te kishte kapluar.Syte me jan shterr lotet me jan ndal e me qka te ujis dhe
te ngjall dashurin tone
Ti........engjulli im pushon jo ne aromen e luleve po ne aromen e urrejtjeve.Pameshiresia
jote me beri te urrej qdo gje qe ekziston ne ket bote.Nuk e di kujt ti drejtohem per ndihme
Perendia me duket se nuk me veren fare ngase fatekeqesisht nuk jam i vetmi engjell i Perendis.
Ne momentet e grindjese me ty me duket se kjo bot mban vetem njerez te ishujve te papar
ku jan te paisur me arme helmuese qe te brejn shpirtin e te largojn nga kjo jete zhgenjyese
Plaget e shkaktuara nga ti qdo her e me teper shtohen, kujtoj bisedat dhe provokimet e
pa numerta ne humneren e paharruar .
Te jap te kuptosh se zemren time e mbylle me nje dry dhe zingjir
ku nuk mund te dashuroj aske pas teje.Nuk mund ti shprehi askujt
dashurin , nuk mund te ja ngroh buzet dhe duart, e di se edhe ti do
ndihesh keshtu sapo te dashurosh nje tjeter Nuk do te mund te thuash
askujt se sa e dashuron sepse une dhe engjujt e mi do te te mallkojn perjetesisht.
Andaj te lutem kuptom dhe thuam

TE DUA mos u mundo te zhdukesh nga jeta ime
si fluskat e sapunit se nuk do te arrish kurr,mos u be fantazme e trishtuar dashurie
edhe pse te mallkoj prap se prap pretendoj qe te mbetesh nen hijen e dashuris sime.
Me fal nese te lendova me fjalet e mia por ironia dhe fyerjet e tua me kan qrregulluar
tik taket e zemres dhe kam humbur orientimin njerezor
Mbes me shpres se do te me kuptosh ate qe dua te them

Skllavo pronarja e zemres suaj

5 Doni azra  
0
Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja fitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren



Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret





Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.



Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.





Shkolla mbaroi.

Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite

Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?



Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.



Ndarja ndodhi per faktin se;

Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;

Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........



Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.

Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.

Kjo gje mua me ishte bere........

Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!

Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".





Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me të per faktin se ;

DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN

.
Gefällt mir · Kommentieren · Teilen

Zijavere Selimi, Valbona Imeri, Wenera Lenjani und 95 anderen gefällt das..

2 Mal geteilt

4 azra  
0
Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja fitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren



Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret





Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.



Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.
RENDITJA JOE MIR ME FALMI POR MUND TA KUPTONI RREFIMIN QE MA DJEGU SHPIRTIN FLM AZRAA(hug)

3 azra  
0
Ndarja ndodhi per faktin se;

Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;

Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........



Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.

Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.

Kjo gje mua me ishte bere........

Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!

Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".

2 azra  
0
Shkolla mbaroi.

Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite

Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?



Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.

1 azra  
0
Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.



Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.

Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz