Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comShtune, 27.Pri..24, 02:20



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Shkurt » 19 » Grabitet taksisti, dy veta në kërkim
09:57
Grabitet taksisti, dy veta në kërkim

Dy persona, të cilët sipas përshkrimit të dëshmitarëve duhet të jenë të moshës në mes 25 dhe 30 vjeç, nga të cilët njëri me kapelë të zezë ndërsa tjetri me flokë të gjatë, të enjten në Llaushë të Skenderajt kanë grabitur shoferin e veturës TAXI të kompanisë "Nori" nga Mitrovica.
Sipas viktimës, dy personat e dyshuar e kishin angazhuar taksistin që t'i dërgonte ata deri në Skënderaj. Kur kishin arritur në Skënderaj, ata kishin kërkuar që t'i dërgojë deri në Llaushë, rreth 3 kilometra nga Skënderaj, por me të arritur atje, ata shoferit ia kishin drejtuar armën në kokë duke i kërkuar t’ua jepte të gjitha paratë që kishte.
Gjithnjë sipas viktimës, ai u kishte thënë atyre se i ka vetëm 10 euro, ndërsa grabitësit ishin kënaqur edhe me aq.
Pos atyre 10 eurove, grabitësit ia kishin marrë edhe telefonin celular, ia kishin
demoluar radiolidhjen dhe ishin larguar.
"Dy persona të dyshuar, të panjohur dhe të armatosur, duke vënë nën kërcënim të drejtpërdrejtë viktimën e tyre, një mashkull 28 vjeçar, ngasës i autotaxit, i kanë marrë 10 euro dhe një telefon celular", ka njoftuar policia.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, toger Besim Hoti, rasti është kualifikuar si vepër penale "grabitje" në bashkëveprim” sipas nenit 255 të KPK. ndërsa sektori i hetimeve është duke u marrë me rastin e raportuar.
"Hetuesit policorë të sektorit rajonal për hetime të krimeve serioze janë duke përpunuar të dhënat dhe deklaratat e siguruara në ndërtimin e profilit të mundshëm të kryesve të këtij akti kriminal ndërsa u bëjnë kërkesë qytetarëve që të ndihmojnë në dhënien e çdo lloji të informacionit të mundshëm që do të konsiderohej i vlefshëm për zbulimin e kryesve
të këtij akti kriminal", ka deklaruar toger Hoti.
Aufrufe: 695 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz