Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comMarte, 23.Pri..24, 06:03



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Maj » 4 » Rrëmbyesve të Azem Morinës 87 vjet burg e një milion euro gjobë
19:54
Rrëmbyesve të Azem Morinës 87 vjet burg e një milion euro gjobë
Dubravë, 4 nëntor – Kishin provuar t’ia grabisnin tre milionë euro një biznesmeni të cilin e kishin kidnapuar, por duhet të paguajnë mbi një milion euro gjobë.

Bedri Krasniqi dhe grupi i tij kriminal është dënuar të enjten më 87 vjet burgim dhe 1 milion e 130 mijë euro gjobë për rrëmbimin dhe mbajtjen nëpër male e stane të biznesmenit nga Klina, Azem Morina.

Ky grup në mesin e të cilëve janë edhe dy truproja të Ramush Haradinajt, është gjetur fajtor të enjten nga një trup gjykues i Gjykatës së Qarkut të Pejës i udhëhequr nga gjyqtari Malcolm Simons, për veprën penale të krimit të organizuar. Bedri Krasniqi, që është i dënuar edhe me 25 vjet burgim për vrasjen e policëve Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, është dënuar me 17 vjet burgim dhe 200 mijë euro gjobë, Dervish Idrizaj me 13 vjet burgim e 180 mijë euro gjobë. Me 15 vjet burgim dhe 150 mijë euro është dënuar Ahmet Neziraj, derisa Hamdi Krasniqi është dënuar me 12 vjet heqje lirie e 150 mijë euro gjobë. Me nga dhjetë vjet burgim dhe nga 150 mijë euro gjobë janë dënuar Hilmi Lufaj, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi.

Aktgjykimi është shpallur në një hapësirë të Burgut të Dubravës të adoptuar në sallë gjykimi për njerëz të rrezikshëm, siç është Bedri Krasniqi dhe grupi i tij. Hilmi Lufaj, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi janë arrestuar fill pas shpalljes së aktgjykimit. Ata janë mbrojtur në liri, derisa të tjerët kanë qenë në paraburgim.

Dy të dënuar me nga dhjet vjet, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi, kanë qenë truproja të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deri në kohën kur ka shkuar në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte.

Më 21 shtator të vitit 2010, pronari i firmës "Gllareva” nga Gllareva e Klinës, Azem Morina, në dalje të fshatit ishte rrëmbyer me qëllim të zhvatjes së një shume të majme parash. Në këmbim të kokës së tij, kriminelët kishin kërkuar 3 milionë euro. I biri i tij, Bujari, ishte "pajtuar” që për jetën e të atit të paguante me këste. 350 mijë euro do t’i kushtonte kësti i parë që do t’ua paguante rrëmbyesve për ta nxjerrë të gjallë të atin 71-vjeçar. E vit për vit do të duhej t’i paguante nga 200 mijë euro, derisa shuma të arrinte në tre milionë.

Bedri Krasniqi me një grup shokësh kaq konsideronte se mund të fitonte në mënyrë të paligjshme nga rrëmbimi i biznesmenit Azem Morina. Por ata kishin marrë vetëm 230 mijë euro për të përfunduar prapa grilave
Aufrufe: 958 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Maj 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz