Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comMërkure, 24.Pri..24, 18:07



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Prill » 7 » Prokurori i arrestuar ëndërronte të bëhej ambasador në Beograd
20:04
Prokurori i arrestuar ëndërronte të bëhej ambasador në Beograd

Prishtinë, 4 prill – Kur Nait Hasani kishte dalë kundër emërimit të Nazmi Mustafit – anëtar i Këshillit të Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit, ky prokuror ishte ankuar se i është dëmtuar karriera në rrugën e tij për t’u bërë ambasador i Kosovës në Beograd.
Si rezultat i refuzimit të deputetit të PDK-së, Hasani, më 22 janar 2009, Nazmi Mustafi kishte marrë vetëm 13 vota pro emërimit. 62 deputetë ishin deklaruar kundër dhe dy kishin abstenuar. Ai nuk kishte kaluar. .

Këto argumente të këtij deputeti kishin bërë që prokurori boshnjak, Nazmi Mustafi, ta ndiente të dëmtuar veten. Ia kishte thënë në sy Hasanit pretendimet që kishte në karrierën e tij.

"Kam pas një takim me të (Nazmi Mustafi v.j.) në hollin e Kuvendit, me ç’rast më ka thënë se ka pas ambicie të bëhej ambasador i Kosovës në Beograd. Njëkohësisht e ka pranuar se ka punuar për sistemin e Millosheviqit dhe se është i gatshëm që të punojë prapë për të njëjtin sistem nëse ai vjen në Kosovë”, kishte thënë Hasani në një seancë të Kuvendit të Kosovës..

Tre vjet më vonë, karriera e prokurorit special mund të përfundojë këtu për shkak të dyshimeve se gjatë punës së tij ka marrë ryshfet në këmbim të mosakuzimit të disa të dyshuarve për korrupsion. Ai ka gjasa të mos jetë më as prokuror sikurse as ambasador në shtetin serb që po refuzon kategorikisht ta njohë pavarësinë e Kosovës me pretendime territoriale. Prej së hënës ndodhet në paraburgim, brenda të cilit Mustafi ka dërguar shumë njerëz të cilët më vonë ishin liruar nga akuzat. Rrezikon që nëse gjenden prova të bollshme të dënohet me burgim mbi 10 vjet. Të hënën, është arrestuar edhe Reshat Zherka nga Gjakova që dyshohet se ka ndërmjetësuar në mes të Mustafit dhe të dyshuarve për marrje të ryshfetit. Ndërkaq të martën në mëngjes është arrestuar i kërkuari i tretë, Xhelal Zherka. Gjykata e Qarkut në Pejë ia ka caktuar Mustafit 30 ditë paraburgim me kërkesë të prokurorit, derisa Reshat Zherkës, 15 ditë.
Aufrufe: 649 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Prill 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz