Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comPremte, 29.Mar..24, 13:45



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Mars » 22 » Mitrovica “vlon” nga kontrabanda shqiptaro-serbe
21:00
Mitrovica “vlon” nga kontrabanda shqiptaro-serbe

Kontrabandistët kanë mësyrë veriun e Mitrovicës, duke iu versuluar mallit që në këtë pjesë të Kosovës ka hyrë kontrabandë nga grupet kriminale serbe. Nuk pyet kush për shtet, por vetëm për kontrabandë, qoftë edhe me ata persona, kriminelë serbë, të cilët më 26 korrik të vitit të shkuar vranë policin e Kosovës, Enver Zymberi.
Peja, Prishtina, Skënderaj, Podujeva, Ferizaj, Obiliqi, etj., tashmë janë duke dërguar përfaqësuesit e tyre kontrabandistë në veriun e Mitrovicës, që mallin e kontrabanduar ta shpien në tërë jugun e Kosovës. Derivate të naftës, barna, goma përtypëse "Orbit”, alkool, "Coca Cola”, vaj për gatim, armë të prodhimit të Kragujevcit etj., janë këto ndër mallrat që më së shumëti po kontrabandohen nga veriu për në jug të Kosovës.
Policia e Kosovës është e pafuqishme që të ndalojë të gjithë këta persona që kanë mësyrë veriun për të kontrabanduar. Burime të portalit "lajmeshqip” nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se kontrabanda nga veriu në jug të Kosovës është në nivelin më të lartë, gati në normat e asaj të pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. I vetmi ndryshim tani është se maunet e ngarkuar me nga 25 tonë naftë nuk mund të kalojnë.
Por kontrabandistët kanë gjetur një mënyrë tjetrë për të kontrabanduar naftën nga veriu në jug të Kosovës. Ata kanë modifikuar makinat dhe furgonët e tyre duke i punuar enkas saboratorët deri në 3000 litra si ishte rasti i kontrabandistëve nga Podujeva dhe Peja, automjetet e të cilëve janë kapur nga Policia e Kosovës.
"Radhët e gjata po krijohen te pompa e karburanteve, e cila gjendet në afërsi të "Tre Rrokaqiejve” dhe në "Lagjen e Boshnjakëve”, ku shqiptarët nga e tërë Kosova kanë mësyrë të kontrabandojnë naftë me një çmim prej 98 centë deri në 100 litra. Por nëse, kontrabanduesi shqiptar është i ‘zoti’ dhe ka modifikuar furgonin e tij që të mbajë 3000 litra, atëherë çmimi bie në 80 centë”, ka thënë burimi i portalit.
Derivatet e naftës gjithashtu janë duke u kontrabanduar edhe në pikën e karburantit TAM të Zvonko Veselinoviqit në fshtain Zupç të komunës së Zubin-Potokut. Në këtë punë tanimë janë të angazhuar edhe operatorët ekonomikë, të cilët bëjnë transportimin e udhëtarëve me autobusë.
Në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë shihen qartë fuçitë me naftë të cilat janë të kontrabanduar dhe mbushin saboratorët e autobusëve. Gjithashtu, mallra të tjerë me vlerë të madhe të kontrabandës janë edhe barnat e prodhuar në Serbi.
"Në këtë biznes janë të angazhuar kryesisht kontrabandistë nga Peja dhe Prishtina, me ndihmën e disa personave nga Mitrovica. Barnat kontrabandohen nëpër bagazhe të makinave të udhëtarëve, një makinë e tillë e ngarkuar nëse dërgohet për në Prishtinë ka një fitim prej 1000 eurosh ndërsa në Pejë, llogaria është më e madhe dhe shkon në 1500 euro”, thotë burimi i portalit.
Shqiptarët konsumojnë shumë raki, dhe për këtë arsye kanë nisur edhe kontrabanda e këtij produkti në veriun e Mitrovicës. Furgonë dhe kamionçina janë të angazhuar nga restorantet dhe dyqanet e Prishtinës, që të bartin alkoolin dhe "Coca Cola” dhe atë kontrabandë. Edhe tregu i zi i armëve kontrabandë nga Serbia për në veriun e Kosovës dhe më pas edhe në jug është shumë i furnizuar mirë.
Armë të prodhimit të fabrikës së "Cërvena Zastava” të Kragujevcit janë me bollëk dhe më të kërkuarat në treg. Pistoleta më e kërkuar tanimë nuk është TT-ja, por ajo e llojit më të ri që zë 15 plumba dhe kushton rreth 1200-1500 euro, varësisht nga blerësi
Aufrufe: 664 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Mars 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz