Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comShtune, 20.Pri..24, 03:56



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2013 » Gushtë » 11 » Çiljeta Xhilaga: ‘Lufta’ me kilet pas lindjes së djalit
11:29
Çiljeta Xhilaga: ‘Lufta’ me kilet pas lindjes së djalit
Në showbiz-in shqiptar, hyjnë dhe promovohen çdo vit personazhe të rinj… Disa prej tyre, të bukur, të suksesshëm e me një filozofi të qartë për karrierën që do të ndërtojnë. Megjithatë, ndonëse cilësia e prurjeve të reja është mjaft e mirë, asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë të zërë vendin e saj. Kjo sepse atë e duan të gjithë. Të rinj e të vjetër, vajza e djem, burra e gra, pleq e plaka… Janë përpjekur shumë, por asnjë deri tani nuk e ka gjetur dot arsyen se përse e duan kaq shumë Çiljetën. Thjeshtësinë, sinqeritetin, modestinë… Apo çfarë cilësish i pëlqen publiku kësaj vajze?! Këtë nuk dimë ta themi, por dimë ama të themi me bindje që Çiljeta është femra që shet më shumë në showbiz. Nëse do të pyesnit gazetarët se cili është personazhi më i mirë, ai që e përdorin sa herë janë në rrezik për një kopertinë të shitshme, e sigurt është që të gjithë do thoshin Çiljeta. Fotot e Çilit, i sheh çdo javë në kopertina gazetash e revistash dhe nëse në vend të saj do të ishte një personazh tjetër, me siguri publiku do të lodhej… Por ja që me të nuk ndodh kështu. Ajo, sa më shpesh del, aq më shumë I çon dozat e kuriozitetit tek audienca. Njerëzit nuk qëndrojnë dot indiferentë kur dëgjojnë emrin e saj. Në çdo sondazh të bërë për personazhet VIP në Shqipëri, ajo qëndron në krye të listës. Edhe kur nuk ka bërë asgjë të re, publiku e kërkon Çiljetën. Sepse Çiljetën e duan të gjithë, e duan edhe ata që e ‘urrejnë’, e që e komentojnë në rrjetet sociale prapa profileve anonime. E duan, pasi ajo ka qëndruar gjithmonë Çiljeta.

Çili, si po kalon këto kohë?


Mendoj se jam duke kaluar kohën më të mirë në jetën time. Tashmë


jam një femër e realizuar, jo vetëm në karrierë, por edhe në familje. Fernando


më mbush çdo ditë me energji. Më motivon çdo ditë për të dhënë më të mirën.


Sa të ka ndryshuar mëmësia?


Më ka bërë më të përgjegjshme. Derisa Fernando të rritet, më duhet të mendoj edhe për të. Ndonëse jam përpjekur që të mos ndryshoj shumë gjëra në stilin tim të të jetuarit, duke


e bërë edhe djalin pjesë të aktiviteteve të përditshme, ai qëndron përsëri


prioritet. Sigurisht kam hequr dorë nga daljet e shpeshta me shoqërinë, megjithëse ime më çdo fundjavë më thotë ‘dil, se e mbaj unë djalin’. Dua që ta shijoj çdo hap të tij, çdo belbëzim, çdo buzëqeshje… Absolutisht çdo gjë.
Aufrufe: 1620 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Gushtë 2013  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz