Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comPremte, 26.Pri..24, 15:31



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2014 » Shkurt » 15 » Burgjet zviceriane të mbushura me shqipëtarë
20:22
Burgjet zviceriane të mbushura me shqipëtarë

Përfshirja e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera etnike në krime të ndryshme të Zvicër është shqetësuese. Aktualisht në burgjet e këtij shteti janë mbi 1 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, ndërsa cdo ditë arrestohen për shitje droge shqiptarë të ndryshëm nga Shqipëria. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 3 mijë shqiptarë nga Kosova për krime të ndryshme.

Përkundër rënies së krimit të organizuar numri hajdutëve dhe delikuentëve në Zvicër ende paraqitet në shifra brengosëse, sidomos në kantonin e Gjenevës” ka deklaruar në takimin e fundit me gazetarë nderkombëtar shefja e policisë së Gjenevë znj. Monica Bonfanti.
Sipas policisë së Gjenevës dhe kantoneve tjera të Zvicrës, keta hajdut aksonet e tyre kriminale i bëjnë sidomos nëpër shtëpi, banesa, parkingje etj. Në mesin e të arrestuarve dhe në burgjet e Gjenevës janë kryesisht persona të aktuzuar për vjedhje të ardhur sidomos nga vendet e ballkanit, si nga Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bullagria…por ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave Rusia, Gjeorgjia etj.
Sipas buletinet ditore të policisë së kantonit të Gjenevës nuk kalon ditë pa arrestuar ndonjë shitës droge nga Shqipëria apo mbi 40 në muaj, ndërsa shqiptarët nga Kosova arrestohen për krime të tjera.
Sipas të dhënave të Policisë në burgjet zvicerane, më shumë se 30 burgje, sot janë mbi 1000 te burgosur shqiptarë, kryesisht nga Kosova të cilët vuajnë dënimet në këto burgje. Vetëm në burgun e Gjenevës, në mesin e 500 të burgosurve, rreth 120 janë shqiptarë, ka deklaruar z.Constantin Franziskakis drejtor i burgut "Champ-Dollon”
Sipas policisë, rastet më të shpeshta të arrestimeve për vjedhje janë të personave nga Kosova dhe Serbia. Sipas këtyre raporteve vetëm në Kanotnin e Gjenevës për cdo muaj arrestohen mbi 40 hajdut e delikuentë nga Kosova., apo mbi 500 shqiptarë Kosove në vit, kurse në nivel të Zvicrës në 26 kantonet, vitin e kaluar sipa raporteve të policisë kantonale, ka pasur mbi tre mijë shqiptarë të Kosovës të arrestuar për vepra të ndryshme.

Aufrufe: 1026 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Shkurt 2014  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz