Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comDiele, 20.Gush..17, 02:02



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2012 » Prill » 26 » Bllaca pohon se urdhrat për vrasje i jepnin “të mëdhenjtë”
19:33
Bllaca pohon se urdhrat për vrasje i jepnin “të mëdhenjtë”
Prishtinë, 26 mars - I veshur me jelek antiplumb dhe me tri çanta me dokumente, dy prej të cilave ia mbanin policët e EULEX-it, Nazim Bllaca ka hyrë i qetë të mërkurën në seancën e radhës në procesin gjyqësor "Bllaca II”, që po zhvillohet, siç i quan ai, kundër ish-bashkëpunëtorëve me të cilët kishte kryer një vrasje dhe dy tentim vrasje.

Për më shumë se pesë orë, dëshmitari Bllaca i vetëshpallur pjesëtar i SHIK-ut dhe vrasës, ka treguar dje në detaje para trupit gjykues për përgatitjet që ai me Faruk Gashin, Shpresim Ukën, Shaban Sylën, Driton Hajdarin, Bekim Sylën e Sadik Abazin, i kishin bërë për ta kidnapuar ish-aktivistin e LDK-së, Ismet Arifi, dhe për ta vrarë kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj gjatë vitit 2000, Adem Salihaj. Për t’i kryer këto "detyra”, Bllaca ka thënë se kishin marrë urdhër nga njerëzit e mëdhenj të cilët edhe po u bënin presion pasi që në atë kohë LDK-ja e PDK-ja kishin raporte të acaruara. Me këtë rast, Bllaca ka deklaruar se pasi kishin marrë urdhrin për kidnapimin e Arifit, ai së bashku më Shpresim Ukën, kishte qëndruar në hyrje të korridorit ku po jetonte në atë kohë Arifi, kurse Bekim Syla, Sadik Abazi e Driton Hajdari i ishin ofruar derës së banesës së Ismet Arifit me qëllim që ta tërhiqnin atë dhe ta merrnin me vete. Por plani i tyre kishte dështuar pasi që Arifi nuk ishte dorëzuar dhe se në përleshje e sipër ishte plagosur Driton Hajdari ka kujtuar dëshmitari Bllaca. Pas kësaj të gjithë ishin larguar nga kompleksi ku po jetonte Arifi.

Plani për Arifin - të dërgohej në Shqipëri

Gjatë dëshmisë së tij, Bllaca ka kujtuar se te banesa e Ismet Arifit kishin shkuar me një qëllim.

"Po më vjen keq me thanë, por do ta them. Ismet Arifi ishte punëtor i Shërbimit Sekret Ushtarak të Serbisë, kështu na kishin konfirmuar neve”, ka thënë Bllaca. "Ne e kishim përcjellë atë dhe pasi që nuk kishim mundur me qitë në kurth vendosëm me i shku te banesa. Qëllimi ynë ka qenë me kidnapu dhe me nxjerr të gjallë nga banesa e tij”, ka rrëfyer Bllaca, shumë i qetë, derisa herë pas here deklaratat e tij kanë qenë kundërthënëse me ato që i kishte deklaruar më herë.

Por, kjo nuk e ka penguar Bllacën që të tregojë vazhdimin e planit pas kidnapimit të Arifit.

"Pastaj e kemi ditë relacionin që kemi pas me qu në fshatin Rusinovc në Lipjan e prej aty në Shqipëri e këta e dinë qysh kanë pas me qu në Shqipëri”, është përgjigjur Bllaca, derisa ka shikuar nga të akuzuarit.

Dhe me këtë rast ka qenë avokati mbrojtës i Shaban Sylës, Haxhi Millaku, ai që e ka provokuar Bllacën, duke i thënë se po rren. Kjo ndërhyrje e ka nervozuar dëshmitarin Bllaca, i cili iu ka kthyer avokatit Millaku, duke i thënë "mshele gojën ti, nuk je që i vërteton deklaratat e mia”.

Situata është qetësuar nga kryetari i trupit gjykues, Torre Tomassen, dhe më pas Bllaca ka vazhduar rrëfimin e tij duke bërë me dije se grupi i angazhuar për kidnapimin e Arifit e kishte vizituar më herët fshatin Rusinovc ku kishin marrë urdhër ta dërgonin atë pas kidnapimit.

"Atje ishte presoni i cili do ta strehonte dhe do ta rehatonte diku tjetër Ismet Arifin. Nuk më vjen marre për këtë sepse jam tu fol për një mik të familjes së tyre”, është shprehur Bllaca, duke aluduar në Shpresim Ukën, i cili ka lidhje familjare me Ismet Arifin.

Por, ky plan u kishte dështuar dhe Bllaca me shokë kishte vendosur të tërhiqeshin përkohësisht.

"Pasi që na dështoi ky plan, jemi tërhequr, por të vendosur për t’iu kthyer prapë Ismet Arifit. Por, pas kësaj ngjarjeje më kurrë nuk e kam parë Ismet Arifin”, ka thënë Bllaca.

Në seancën e së mërkurës, Bllaca ka dëshmuar edhe për planin për ta vrarë ish-kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj, Adem Salihaj, gjatë vitit 2000. Urdhrin për këtë, Bllaca ka thënë ta kenë marrë nga deputeti aktual në Kuvendin e Kosovës, Azem Syla, e të cilin ia kishte përcjellë, Shpresim Uka.

"Në kuadër të vëzhgimeve kishte dalë në skenë edhe emri i Adem Salihajt. Për këtë, takimet e para i nisëm në prill-maj të 2000 dhe urdhri për këtë kishte ardhur nga Azem Syla të cilin na kishte përcjell Shpresim Uka. Paraprakisht ishim takuar në Ekrem Jasharin dhe Azem Sylën në Prishtinë dhe prej aty kemi filluar ta përcillnim Adem Salihajn”, ka treguar Bllaca.

Ky i fundit, sipas planit të bërë, ishte angazhuar që të bënte transportimin e armëve në depon e Fauk Gashit prej ku çdo ditë ishin furnizuar me armë pasi që për shkak të kontrolleve të mundshme nga KFOR-i i kthenin armët herë pas herë në depo.

"Unë personalisht i kam përcjell armët deri në depon e Faruk Gashit në Ferizaj. Së pari i kemi stacionu armët, pastaj kemi filluar ta vëzhgojmë unë Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Faruk Gashi, Driton Hajdari e për Bekim Sylën nuk jam i sigurt a ka qenë”, ka deklaruar Bllaca.

Ky i fundit e kishte përcjellë Salihajn çdo hap, por ka pranuar se në disa raste kishte munguar pasi që në të njëjtën kohë, Bllaca punonte edhe arsimtar në një shkollë në Komunën e Lipjanit.

"E kemi përcjellë hap pas hapi, por kuptohet që ndonjëherë kam munguar se kam punuar në atë kohë arsimtar i biologjisë në shkollë në Lipjan”, e ka arsyetuar mungesën e tij, dëshmitari Bllaca.

Por, sipas tij, plani për Adem Salihajn ka qenë krejtësisht tjetër.

"Për Ademin situata ka qenë ndryshe që mundësia e parë si të na jepej ta vrajmë. I kemi shku mbrapa e kemi përcjellë gjithë kohën nëpër qytet, i kemi shku edhe te shpija e kemi këqyrë për dritare. Pra i ofroheshim çdo ditë e më shumë”, ka thënë Bllaca.


Urdhri për Salihajn - të vritej menjëherë


Për të kryer punë siç ka theksuar Bllaca, ata e kishin pritur Salihajn që të kthehej në shtëpi nga një tubim në të cilin kishte marrë pjesë.

"Ishte 12 qershor edhe kishte një tubim në Ferizaj dhe ne e përcollëm vazhdimisht. Ndërkohë që kur u kry tubimi unë bashkë me Shpresim Ukën me veturë të tipit BMW ngjyrë të zezë dhe Shaban Syla e Driton Hajdari u ndamë në dy grupe dhe shkuam në rrugën ku jeton Adem Salihaj e cila ka dy hyrje”, ka kujtuar Bllaca.

Aty kishin pritur ardhjen e Salihajt dhe, sipas tij, marrëveshja kishte qenë që cili ta kishte më afër të qëllonte mbi të.

"U ndalëm aty me pritë dhe plani ishte që kush e ka më afër kah ana që hyn ai me kry punë. Ai kur erdhi, unë e Shpresimi ishim pak më larg e në anën tjetër ishin Shaban Syla e Driton Hajdari. Ai hyri në oborr dhe kështu dështuam. Pas kësaj u nisëm për në Prishtinë dhe u mbajt një takim ku u dhanë dy versione ai i Shaban Sylës që tha se ju ka koqit arma dhe versioni i Driton Hajdarit që Shaban Syla është frikësuar dhe nuk ka guxoftë më shkrep armën”, ka potencuar Bllaca.

Edhe për këtë dështim Bllaca ka treguar se është dashur të njoftoheshin të mëdhenjtë.

"Për këtë është deshtë me raportu, e Azem Syla e Ekrem Jashari e dinin se më 12 qershor u ba kjo punë, këtë e kanë ditë krejt stafi i PDK-së”, është shprehur Bllaca, duke treguar se Shaban Syla kishte pasur në ato momente një pistoletë të tipit TT, kurse Driton Hajdari, një skoropion me të cilin ishte vrarë Ibush Kllokoqi. Ky dështim i planit e kishte sistemuar Bllacën me një pozitë tjetër në SHIK. Ai ka treguar se tani më vetëm po hartonte raporte të cilat në cak kishin njerëzit e LDK-së. Ndërsa, më 2002 kishte vendosur që të tërhiqej nga SHIK-u, edhe pse takimet me bashkëpunëtorët e tij i kishte vazhduar në baza ditore. Ndërkohë që së bashku me Faruk Gashin kishte filluar të bënte biznes me patundshmëri. Dhe pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve në biznes, Bllaca ka thënë se u prishën raportet e tij me Faruk Gashin, pasi që Gashi në 2006 nuk ia kishte bërë një pagesë prej 150 mijë eurosh të një parcele të cilën Bllacës ia kishte falur Habib Cakaj edhe pse ajo ishte pronë e "Auto Prishtinës”. Nga ky moment Bllaca kishte kërkuar ndihmë nga Azem Syla, i cili i kishte premtuar atij se do ta detyronte Gashin që t’ia bënte pagesën. Ndërkohë që në takimin me Azem Sylën në 2007, Bllaca ka thënë se ia kishte treguar Azem Sylës edhe listën me emrat e qytetarëve që ishin pikasur për t’u vrarë, por ajo listë nuk kishte ngjallur farë kureshtje te Syla, i cili, sipas Bllacës, kishte theksuar se vrasja e Sali Gashit dhe Adem Lahut nuk i interesojnë, ndërsa për Ismet Arfin kishte propozuar që të vazhdonin aksionin. Pas këtij takimi, Bllaca kishte dalë me plot dyshime dhe kishte vendosur që të raportonte në Polici të Kosovës për këto dy vrasje, ndërkohë që e kishte kuptuar se bashkëpunëtorët e tij e kishin paguar Hysri Ramën për ta vrarë Bllacën. Madje, për këtë e kishin njoftuar edhe familjen e Bllacës. Dhe pas kësaj Bllaca ka thënë se ishte detyruar që ta njoftonte UNMIK-un dhe se për një moment kishte menduar që të largohej nga Kosova.

Aufrufe: 378 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Prill 2012  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2017
Webhosting kostenlos - uCoz