Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comMarte, 23.Pri..24, 22:24



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2013 » Gushtë » 11 » “Belle Air” le udhëtarët në aeroport
11:45
“Belle Air” le udhëtarët në aeroport

Avio kompania "Belle Air” ka lënë të shtunën qindra udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari”, pasi që numri i biletave të shitura ka qenë shumë më i madh se numri i karrigeve që ka avioni i kësaj kompanie.


Po ashtu, situatë e njëjtë si kjo ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku udhëtaret që kanë blerë bileta te kjo kompani, kanë pritur më orë të tëra në Aeroport për të ? uturuar, por një gjë e tillë ka ndodhur tek deri në orët e vona të mbrëmjes.


Udhëtarët e shumtë që kanë pritur më orë të tëra në Aeroport akuzojnë kompaninë për mashtrim, pasi që vonesat e tilla atyre po iu kushtojnë me humbjen e vendeve të punës.


"Kjo është kompani mashtruese. Neve si udhëtarë po na dëmton tej mase”, tha njeri nga udhëtarët e shumtë që ishte duke pritur për të udhëtuar.


Në anën tjetër, zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës jo zyrtarisht kon? rmojnë se shumë udhëtarë kanë mbetur në Aeroport, ngase kompania nuk ka pasur vende në avion, ndërkaq paratë i ka marrë nga qytetarët.


"Qytetaret që kanë pasur me udhëtuar në mëngjes do të udhëtojnë në orët e vona të mbrëmjes” bën të ditur burimi i gazetës brenda Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari”.


Po ashtu, kompania në fjalë në vazhdimësi ka mashtruar udhë-taret duke u marrë paratë dhe duke mos u ofruar shërbime si duhet.


Ajo disa here ka lënë udhëtarët duke pritur me dhjetëra orë në Aeroport dhe në fund nuk u ka ofruar shërbim fare e ku më pas qytetarët janë detyruar të blejnë edhe një herë biletat për të udhëtuar drejt vendeve ku ata veprojnë dhe punojnë.
Aufrufe: 601 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Gushtë 2013  »
Hë.Ma.Me.Ej.Pr.Sh.Di.
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2024
Webhosting kostenlos - uCoz