Hauptseite
 
WWW.Puthjet.ucoz.comEjte, 26.Qer..25, 20:55



Willkommen Gast | RSS
Hauptseite
Menyja

Gezuar Humore 2014

Mini-Chat
200

RTK

Kyqu

OXYGEN SHOW

Jeta ne Kosovë

Familja Moderne

TV SHQIP

Shtypi Kosovar

Hauptseite » 2014 » Shkurt » 16 » Pishman që ka luftuar
17:14
Pishman që ka luftuar

Ai është baba i katër fëmijëve, i lindur më 2 dhjetor 1981. Në moshën 17 vjeçare e braktis shkollën, shkon në Shqipëri, armatoset dhe kthehet si pjesëtar i Brigadës 112 – Arben Haliti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës ai plagoset në këmbë, ndërsa gati 15 vjet më pas, ai jeton me 65 euro social, pa pension të veteranit të luftës.

"Unë jam veteran i luftës dhe jam i plagosur. Unë nuk gëzoj pensionin invalidor. Unë s’kam luftuar për pare, por për popull, por më lan të gjithë anash, më lan pa punë, pa shtëpi”, thotë Kujtimi.

S’ka buxhet për Kujtimin, por ka për milionerin Sami Lushtaku

Vizitat e shpeshta që i ka bërë te zëvendëskryetari i komunës së Skenderajt, Kujtimit i kanë dhënë vetëm kujtime të hidhura. Çdo herë kërkesat e tij për ndihmë nga shteti kanë përfunduar me fjalët, "s’ka buxhet, s’kam çfarë të bëj”.

Mirëpo, buxheti është i mjaftueshëm për shefin e Komunës së Skenderajt dhe disa nga figurat kryesore të PDK-së që kanë nga disa burime të të ardhurave.

Siç ka raportuar Gazeta JNK para një viti, Sami Lushtaku merr beneficion prej 2,400 eurosh në vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryetari i Skenderajt merr pension invalidor nga 1 janari i vitit 2008.

Në bazë të të dhënave të deklaratës së pasurisë së Lushtakut, brenda një viti ai merr 48 600 euro në vit. Sami Lushtaku gjithashtu ka të deklaruar patundshmëri në vlerë prej 1 milion e 580 mijë eurove, veturë BMW në vlerë 40 mijë euro etj.

"Dje më tha qika, a m’i jep babë 4 euro se duhet t’i paguaj për kifle që e marrim në shkollë. Vallahi s’pata t’ia jap. Ku me i marrë unë me ja jap”, thotë Kujtimi, që rrezikon të mbesë edhe pa shtëpi për shkak të mosmarrëveshjeve që i ka me bashkëshorten e të atit.

"Nuk kisha luftu për këtë shtet”

Historia e ish- ushtarit të UÇK-së bëhet edhe më e zymtë kur Kujtimi dhe bashkëshortja, në prani të njëri- tjetrit e thonë haptas, ata janë pishman që janë martuar me njëri tjetrin.

"Edhe unë me e pas ditë s’e kisha marrë për burrë. Se më kanë thonë mos e merr se s’ka sen, por ke igball me e marrë. Thashë more po e marr, ‘nën një therrë - nën një therrë’. Tash po hekim kështu me fmijë e më tanë. Mirë s’është që po flas, por prej zorit po e them”, rrëfehet bashkëshortja e Kujtimit.

"Unë kam luftuar që fëmija e mi, familja ime me pas një perspektivë më të mirë”, thotë Kujtimi derisa tregon se të katër fëmijët shpesh nuk i shkojnë në shkollë pasi e kanë larg 5 deri 6 kilometra.

"25 centë kushton një plumb. Sikur ta dija që po vjen kjo ditë, më mirë ia kisha jap vetit një plumb. Por, tash i kam katër fëmijë e ku t’i lë ata. Ama me pas dit që vjen puna qështu, vallahi kurrë s’kisha luftu se jam kon djalë i hasretit edhe s’kisha hi me rreziku kryt tem”, thotë më tej Kujtim Dervishaj.

Rreth 60 kilometra larg fshatit Kastriot, në Prishtinë, rrethimi i objektit të qeverisë e ka të vendosur një letër me informacionin që thotë se 45 veteranë të luftës kanë bërë vetëvrasje. Arsyeja që ka çuar të gjithë ata në këtë akt është varfëria dhe pamundësia për t’i ofruar familjes kushte minimale për jetesë.

Aufrufe: 1115 | Hinzugefügt von: hikusi | Bewertung: 0.0/0
Kommentare insgesamt: 0
Nur registrierte Benutzer können Kommentare hinzufügen.
[ Registrierung | Login ]
Radio Puthjet

TV Vizioni

RTK

TV KLAN

Bota Shqiptare

Kalendari
«  Shkurt 2014  »
Hë. Ma. Me. Ej. Pr. Sh. Di.
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728

Statistika

Të gjithë online: 1
Musafirë: 1
Antarët: 0

Unsere Umfrage
Bewerten Sie meine Website
Antworten insgesamt: 5


Copyright MyCorp © 2025
Webhosting kostenlos - uCoz